Zeka: Po vraponi t`i takoni ata të cilët deri dje iu kanë quajtur kriminelë

Izmi Zeka, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të PDK-së është treguar kritik me partinë e tij, e cila e pranoi pa hezitim ftesë e VV-së për takim dhe konsultime rreth zgjedhjes së qeverisë dhe presidentit.

‘Vraponi t`i takoni ata të cilët iu kanë quajtur kriminelë, hajna e çka jo’, ka shkruar Zeka.

‘Vraponi partia ime për t`u takuar me ata të cilët deri dje fyen e shanë gjithçka për këtë shtet të ri. Vraponi për t`i takuar ata që kërkonin ta qonin Hashim Thaçin në Hagë. Vraponi t`i takoni ata të cilët iu kanë quajtur kriminelë, hajna e çka jo. Vraponi t`i takoni ata të cilët shkatërrun gjithçka që ishte kombëtare’, ka thënë Zeka.