Zelanda e Re planifikon ndalimin e përjetshëm të duhanit për brezat e ardhshëm

Zelanda e Re po planifikon ndalimin e përjetshëm të duhanit për brezat e ardhshëm. Njoftimi u dha të enjten, ku u folë për një plan për t’i dhënë fund zyrtarisht pirjes së duhanit në vend.

Zv.ministrja e Shëndetësisë Ayesha Verrall i tha parlamentit se qeveria po punon për legjislacionin që do të sigurojë që brezi i ardhshëm i Zelandës së Re nuk do të jetë kurrë ligjërisht në gjendje të blejë duhan, duke shpallur Planin e Veprimit për një Zelandë të Re pa duhan 2025.

Në përputhje me vendimin e qeverisë mosha për të blerë cigare do të rritet çdo vit.

Qeveria synon që brenda 4 viteve të arrijë objektivin për një popullsi jo-duhanpirëse. Sipas kësaj në vend janë kufizuar nivelet e nikotinës në përqindjet e duhanit, është reduktuar numri i dyqaneve që shesin cigare dhe janë dhënë shumë fonde për shërbimet që ofrojnë ndihmë për personat e varur. Kufizimi nuk do të prekë produktet e cigareve elektronike.

Sipas lajmeve të “Sputnik”, zëvendësministrja e Shëndetësisë, doktoresha Ayesha Verrall gjatë prezantimit të planti të Qeverisë tha:

“Sot është një ditë historike për popullin tonë. Askush që do të jetë në moshën 14 vjeç kur ligji të hyjë në fuqi nuk do të jetë kurrë në gjendje të blejnë ligjërisht duhan.”

Ndërsa raporti i duhanpirësve në Zelandën e Re në vitin 2010 ka qenë 18 për qind, në vitin 2018 ky raport ra në 11,6 për qind.

Ligjet e ndryshuara pritet të miratohen nga parlamenti i Zelandës së Re që në fillim të vitit të ardhshëm.