Zemaj akuzon Vitinë: Bleu barna me çmim 500 për qind më shtrenjtë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se gjatë kohës sa ishte ministër Arben Vitia, disa barna janë paguar me çmim 500 për qind më shtrenjtë dhe për këtë lëndën e kanë dërguar në prokurori.

Ministri Zemaj duke folur për situatën me Covid-19, ka thënë se kanë rritur kapacitetet për të përballuar këtë pandemi, ndërsa paralajmëroi se do të shtohen edhe testimet.

Ministri Zemaj ka thënë se pandeminë Covid-19 po e menaxhojmë mirë, ndërsa akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje, duke thënë se po tenton ta politizojë këtë çështje.

Këto komente Zemaj i bëri në Televizionin Publik./Mediafokus.info/