Zemaj jep lajmin e mirë për lirimin e masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, pas takimit të Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës emergjente me COVID-19, tha se vlerësimet e përgjithshme rreth situatës epidemiologjike janë stabile, transmeton Mediafokus.info.

Ai ka paralajmëruar lirimin e masave anti-COVID-19.

“Rekomandimet lidhen edhe me aspektin e riorganizimit të mëtutjeshëm të institucioneve tona. Do të bëjmë rikthimin gradual të te gjitha shërbimeve në spitalet tona. Kjo është domosdoshmëri. Me këtë siguri do të ecim edhe në vlerësimin e masave të reja qoftë në kufizimin kohor por edhe në disa aspekte në gastronomi, disa lirime në aktivitete sportive që ndërlidhen me garat ndërkombëtare”, ka thënë Zemaj./Mediafokus.info/