Zemaj: Mund të ketë valë të dytë të Covid-19
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka vizituar sot Komunën e Prishtinës, ku është takuar me të parin e kësaj komune, Shpend Ahmeti.
Zemaj bëri të ditur se me kryetarin e komunës diskutuan për situatën me Covid-19 në kryeqytet, të cilit tha se i dhuroi edhe manualin për mbrojtje nga përhapja e virusit.
“Edhe sot me një ekip të profesionistëve dhe kabinetit tim erdhëm në kryeqytet që të shohim për së afërmi dinamikën e kryerjes së detyrave të menaxhimit të situatës me Covid-19 në Komunën e Prishtinës”.
Ai shtoi se janë duke menduar për testime masive për Covid-19 dhe se mund të ketë një valë të dytë të virusit.
“Ne jemi shumë konkret, duhet të ecim tutje, do të kalojmë edhe në testime masive, kemi formuar brenda MSH-së grupe të ekspertëve që janë duke u marrë me rekomandime dhe strategji të qarta anti-covid për tre muajt e ardhshëm, pasi po përgatitemi se mund të kemi një valë të dytë”, ka thënë Zemaj./mediafokus.info/


 
 
						 
						