Zemaj tregon nëse do të ketë lirim të masave për festat e fundvitit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në konferencën për media të mbajtur para pak minutash ka treguar edhe nëse do të ketë lirim të masave në prag të festave të fundvitit.
I pyetur nëse do të ketë shtrëngim apo lirim të masave, Zemaj ka thënë se nuk do të ketë lirim, shkruan Mediafokus.info
“E dëgjuat edhe në ekspozenë time, lirim të masave nuk do të ketë”.
Ai tutje ka sqaruar se janë duke i analizuar situatat ku mund të ketë lëvizje dhe ku mund të ketë shtrëngim, me qëllim të shmangies së grumbullimit të njerëzve./Mediafokus.info/

