Zemaj tregon sa vaksina kundër COVID-19 ka siguruar Kosova

Ministri i Shëndetësisë (MSH), Armend Zemaj, tregon se sa vaksina kundër COVID-19 ka siguruar Kosova. Ai ka bërë të ditur se Ministria e Shëndetësisë ka siguruar 160.500 vaksina për gripin sezonal.

Ai theksoi se me Ligjin e anti COVID-19, deputetët e Kuvendit të Kosovës e kanë obliguar që qytetarëve t’ju sigurohet vaksina kundër COVID-19.

“Aktualisht kemi siguruar 160.500 vaksina të cilat do të shpërndahen. Jemi në proces të blerjes edhe të 340.000 vaksina”, tha ai për Telegrafin.

Ministri ka folur edhe për mundësinë e sigurimit të vaksinës kundër coronavirusit, kur ajo të jetë në dispozicion.

“Angazhimi për të siguruar është grupi Kovaks, ku ne kemi hyrë në listën e sigurimit të 20 përqindëshit. Kurdo që të lejohet në përdorim të vaksinës ne ta sigurojmë minimumin të parashikuara nga IKShPK, por Ligji anti COVID, deputetët e Kuvendit të Kosovës më kanë obliguar që të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës t’ju sigurohet vaksina anti COVID-19”, tha ai.