Zëvendëskryeministrja e Malit të Zi bëri bakllava për Bajram

Pavarësisht origjinës së saj, bakllavanë e duan të gjithë popujt e botës. Nënkryetarja e Qeverisë për politikë të jashtme, integrime evropiane dhe bashkëpunim rajonal dhe ministrja e punëve evropiane, Dr. Jovana Maroviq, ka publikuar në tviter fotografinë e bakllavasë së Bajramit.

“Çdo shtëpi duhet të ketë bakllava për Bajram. Duhet, duhet :)”, shkroi ajo, përcjellë ul-info.com.

Maroviq është edhe nënkryetarja e Lëvizjes Qytetare URA.

Ka doktoruar në fakultetin e shkencave politike, me temë Bashkimin Evropian dhe gjatë karrierës së deritashme punoi, përveç tjerash, si ligjëruese dhe hulumtuese në fushën e integrimeve evropiane.