Zëvendësministri iranian i shëndetësisë preket nga Coronavirus
Zëvendësministri iranian i shëndetësisë është prekur nga Coronavirus, sëmundje që deri më tani ka shkaktuar 15 vdekje në këtë vend.
Në një video të postuar në internet, Iraj Harirchi tha se është izoluar në shtëpi dhe se do të fillojë mjekimin pas diagnostikimit me këtë virus.
Ai ishte parë të hënën gjatë një konference për shtyp duke fshirë ballin nga djersët dhe në gjendje jo të mirë, ku kishte mohuar zërat se autoritetet atje po gënjenin rreth shkallës së shpërndarjes së virusit Covid-19.
Në Iran janë raportuar 95 raste, por që numri aktual i të prekurve mendohet se është më i madh.
Drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë ka thënë se rritja e papritur e rasteve është “thellësisht shqetësuese”./mediafokus.info/

