Zëvendësministri Ramadani jep lajmin e madh për prodhuesit dhe fermerët kosovarë

Zëvendësministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nehat Ramadani, ka dhënë lajmin e madh për prodhuesit dhe fermerët kosovar, shkruan gazeta online Mediafokus.info.

Në një prononcim enkas për Mediafokus.info, Ramadani ka bërë të ditur se ky dikaster qeveritar ka nisur me pagesat e para të subvencioneve.

Madje, ka treguar se edhe kur t’u dalin mjetet në llogaritë bankare.

“Fermerët, nga dita e hënë do t’i kenë në llogaritë e tyre mjetet e këstit të parë të subvencionimit të dyfishtë që do të bëhet këtë vit. Besojmë që deri ne fund të muajit të ardhshëm, do të kryhen të gjitha pagesat direkte, pasi që ka ende aplikime që janë në fazën e inspektimit dhe përpunimit administrativ”, ka thënë zëvendësministri Ramadani, për Mediafokus.info.

“Sigurisht, brenda një afati optimal do të kryhet edhe kësti i dytë i subvencioneve, për të vazhduar pastaj me Programin e Zhvillimit Rural, përkatësisht granteve mbështetëse për Programin 2020”, ka shtuar Ramadani.

Ndryshe, Ministria e Bujqësisë ka dyfishuar shumën e granteve sivjet, nga 26 në 52 milionë euro për fermerët./Mediafokus.info/