Zgjatet deri më 1 qershor afati i aplikimit për subvencione

Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural njofton fermerët se afati për aplikim për pagesa direkte – subvencione për vitin 2022 është zgjatur deri më 1 qershor 2022, ora 16:00.

Kjo zgjatje e periudhës për aplikim po bëhet për t’iu mundësuar aplikimin të gjithë fermerëve që kanë mbetur pa aplikuar deri më tani, në kuadër të Programit për Pagesa Direkte 2022.

Ndërkaq, procedurat e aplikimit dhe dokumentacioni mbetet i njëjtë dhe të gjithë të interesuarit informatat e hollësishme mund t’i gjejnë në web faqen e MBPZhR-së, www.mbpzhr-ks.net dhe në web faqen e AZhB-së, www.azhb-ks.net, si dhe në Drejtoritë Komunale për Bujqësi.