Zgjedheni këtë fshat nëse doni të jetoni pa punuar fare
Ka vende ku mund të jetoni pa punuar fare. Mjafton të bëheni banor i tij. Fshati piktoresk i Santo Stefano di Sessanio, në Itali po shpreson të tërheqë banorë më të rinj duke u ofruar atyre shumën prej 44.000 euro.
Santo Stefano aktualisht ka 115 banorë, 41 prej tyre mbi moshën 65 vjeçe dhe vetëm 13 janë nën 20 vjeç.
Këshilli lokal tha se ishte “thelbësore” të bëhej diçka për të siguruar “një zhvillim të qëndrueshëm të territorit.”
Këshilli ndërmori një iniciativë për të tërhequr banorë të rinj, përmes ofrimit të një shume prej 8000 euro në vit, për tre vjet, të paguar çdo muaj.
Gjithashtu do të jepet një pagesë e menjëhershme prej 20.000 euro për banorët që të fillonin një biznes.
Këshilli do t’u sigurojë banorëve një pronë mbi të cilën ata do të paguanin vetëm qira “minimale.”
Kusht për këtë është që aplikantët duhet të jenë nga mosha 18-40 vjeç, jo më të vjetër.
Aplikantët mund të jenë banorë italianë, shtetas të BE ose shtetas jo evropianë me një leje qëndrimi afatgjatë dhe duhet të transferojnë vendbanimin e tyre në Santo Stefano për një minimum prej pesë vjetësh dhe të hapin një biznes në fshat.


