Zgjedhjet e jashtëzakonshme – Sot dita e fundit për formimin e koalicioneve

Sot skadon afati për partitë politike të regjistruara për të njoftuar KQZ-në për pjesëmarrjen në zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 28 dhjetor 2025, përmes koalicioneve. Afati ka filluar më 24 nëntor.

Deri dje në orën 13:00, KQZ ka marrë njoftimin për dy koalicione:

PAI – PDAK – LPB, i përbërë nga Partia e Ashkalinjëve për Integrim (PAI), Partia Demokratike e Ashkanlive të Kosovës (PDAK) dhe Lëvizja për Bashkëveprim (LPB);

VAKAT, i përbërë nga Demokratska Stranka Bošnjaka (DSB), Bošnjačka Stranka Kosova (BSK) dhe Demokratska Stranka Vatan (DSV).