Zhbllokohet Kuvendi, Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar

Kuvendi i Kosovës, pas shumë përpjekjesh, ka arritur sot të zgjedhë Dimal Bashën ( VV) për kryetar.

Dimal Basha është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës me 73 vota për, 30 kundër dhe 3 abstenime.

Për Bashën, pos VV-së, ka votuar edhe PDK-ja, ndërsa LDK-ja ka votuar kundër, me ndonjë përjashtim në të dyja anët.