Zhbllokohet rezultati në derbin ndërmjet Dritës dhe Gjilanit

Skuadra e Dritës ka zhbllokuar rezultatin në ndeshjen derbi të xhiros së shtatë të Superligës ndaj Gilanit.

Ishte mesfushori Blend Baftiu që shënoi golin e epërsisë për Dritën.

Baftiu realizoi në minutën e 38-të nga afërsia pas një tollovie të krijuar në zonën e skuadrës së Gjilanit, të cilën më së miri e shfrytëzoi mesfushori për ta mposhtur përtokë portierin Enea Koliqi.