Zhduken dy fëmijë në Ferizaj, policia po heton rastin

Dy fëmijë janë raportuar se kanë dalë nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njoftimin për zhdukjen e dy fëmijëve e ka bërë nëna e tyre.

Tutje bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 02.06.2023 rreth orës 11:00 në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, në Ferizaj.

“02.06.2023 – 11:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se dy fëmijët e saj, viktimat meshkuj kosovarë kanë dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç bëhet e ditur në raport rasti vazhdon të hetohet.