Zhduken dy motra në Hajvali, njëra e mitur

Një grua nga Hajvalia ka raportuar në polici se dy motrat e saj, njera e mitur  janë larguar nga shtëpia dhe s’dihet vendndodhja e tyre, ben te ditur policia permes raportit 24 orësh.

“Hajvali, Prishtinë 17.09.2021-17:30. Ankuesja kosovare ka raportuar se, dy motrat e saj viktimat femra kosovare, njëra e mitur dhe tjetra fëmijë (2009), janë larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vend ndodhja tyre. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raport.