Zhduken dy persona, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Shtime

Dy persona në Kosovë kanë rezultuar të zhdukur brenda 24 orëve, njëri në Prishtinë dhe tjetri në Shtime, njofton policia.

Rr. Bedri Shala, Prishtinë 01.03.2021-12:20. Me 03.03.2021 një mashkull kosovar ka raportuar se vllau i tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e tij. Rasti është duke u hetuar.

Shtime, 03.03.2021-19:30. Është raportuar se një pacient mashkull kosovar është larguar nga Qendra rehabilituese dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij. Rasti nën hetime, thuhet në raportin e policisë.