Zhduket e mitura nga Hajvalia, nuk u kthye nga shkolla
Një e mitur nga Hajvalia është raportuar se është zhdukur dje në mesditë, raporton gazeta online Mediafokus.info.
“Fsh. Hajvali, Prishtinë 05.03.2021-11:40. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur, pasi ka dalë nga shkolla nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vend-ndodhje e saj. Njësitet policore janë duke hetuar rastin”, thuhet në raportin e Policisë./Mediafokus.info/

