Zhduket gruaja me pesë fëmijë
Një grua me pesë fëmijë në Gjakovë është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Rasti po trajtohet nga policia si ‘person i zhdukur’
Fsh. Pjetershan, Gjakovë 21.10.2021 – 23:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se me datën dhe kohën e lartë cekur kur ishte kthyer në shtëpi nuk i kishte gjetur në shtëpi bashkëshorten dhe pesë (5) fëmijët e tij dhe se nga ajo kohë nuk ka pasur kontakt me ta dhe nuk din për vend-ndodhjen e tyre, thuhet në njoftimin e policisë.

