Zhduket mbesa

Një qytetar në Podujevë ka lajmëruar në polici zhdukjen e mbesës së tij të mitur, e cila ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Fsh. Peran, Podujevë, 29.04.2021-22:15. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbesa e tij femër kosovare e mitur ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer në shtëpi dhe nuk dinë për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar, thuhet në raportin e policisë.