Zhduket një 14-vjeçar në Drenas, rasti lajmërohet nga babai
Gjatë muajit gusht rezulton i zhdukur një 14-vjeçar nga Drenasi. Rasti është raportuar nga babai, i cili ka thënë se djali i tij është larguar nga shtëpia më 23 gusht dhe nuk është kthyer më.
Ai ka bërë me dije se djali 14 vjec nuk qëndron mirë me shëndet dhe se përdorë terapi qetësuese.
“Fsh. Nekovc, Gllogovc 23.09.2020-16:00. Më datë 25.09.2020 rreth orës 17:31 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi. Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdorë terapi qetësuese”, thuhet në raport.

