Zhduket një 17-vjeçare në Durrës

Një 17-vjeçare nga Durrësi është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk është kthyer më.

Familjarët kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e vajzës.

“Në Komisariatin e Policisë Durrës, kallëzon shtetasja S. S., 43 vjeçe, banuese në lagjen nr. 18, Durrës, se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer më, vajza e saj, shtetasja F. S., 17 vjeçe”, thuhet në njoftim.

Vijon puna për gjetjen e saj./Abcnews.al/