Zhduket një e mitur në Prishtinë
Eshte raportuar e zhduket një e mitur në Prishtinë, njofton policia e Kosovës. Vëllai i saj ka deklaruar në polici se motra e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Rr. Vëllezërit Fazliu, Prishtinë 01.11.2021 – 23:05. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se motra e tij viktima femër kosovare e mitur, është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.

