Zhduket një grua me probleme mendore në Gjilan
Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Shumë shpesh angazhohen edhe njësi e grupe vullnetare që të zbulojnë gjurmët e personave që nuk dihet asgjë për fatin e tyre, raporton Gazeta Sinjali.
Ndihmën e Policisë e ka kërkuar edhe një grua nga Gjilani, i cili ka raportuar se një familjare e saj me probleme mendore, për të cilën kujdeset, ka dalë nga shtëpia dje dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Sinjali mëson se e njëjta ka deklaruar para Policisë se gjatë kësaj periudhe familja ka pasur shpresë se 44-vjeçarja kthehet, por e njëjta nuk është bërë e gjallë.
Përballë kësaj situate, ata vendosën që ta njoftojnë Policinë.
Denoncimi i rastit ka aktivizuar njësitet policore, me ç’rast është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të nisin hetimet për gjetjen e 44-vjeçares dhe zbardhjen e rrethanave të rastit.
