Zhduket një grua në Gjilan
Një grua në Gjilan rezulton e zhdukur prej katër ditësh. Një person ka njoftuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ka njohuri për vendndodhjen e saj.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në fshatin Livoç i Poshtëm të Gjilanit.
Ankuesi ka njoftuar se bashkëshortja e tij ishte larguar nga shtëpia më 18 qershor dhe më nuk dihet për vendndodhjen e saj.
Policia ka bërë të ditur se rasti është nën hetime.

