Zhduket një grua nga Fushë Kosova

Një grua nga Fushë Kosova është zhdukur që nga data 25 shkurt.

Rasti është duke u hetuar nga policia.

PERSON I ZHDUKUR/Fushë Kosovë 25.02.2023-16:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se viktima femër kosovare që nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime, thuhet në njoftimin e policisë.