Siç merr vesh ekskluzivisht Gazeta Sinjali, policja e zhdukur është: Valdete Jakupi.

Largimin e kësaj të fundit nga shtëpia e ka lajmëruar dje vajza e saj në Polici.

Gazeta Sinjali mëson se ndonëse rasti është paraqitur dje në Polici, policja që nga e diela në mëngjes s’ka qenë në kontakt me askënd dhe telefonin e ka të fikur.

Për rastin ka folur edhe Policia e cila ka njoftuar se ende nuk dihet asgjë për fatin e viktimës.

“Më 30.04.2024, ankuesja femër kosovare, ka raportuar se nëna e saj është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e saj. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e Policisë.