Zhduket një pushues në grykëdherdhjen e lumit Buna
Një shtetas i Bosnjës e Hercegovinës, S.H. (75) është zhdukur të mërkurën rreth orës 14:00, në grykëderdhjen e lumit Buna në Ulqin.
Drejtori për Siguri Detare dhe Administrim të Porteve, Safet Koçan, për portalin DAN, ka thënë se zyrtarët e Drejtorisë kanë kërkuan personin e zhdukur gjatë tërë ditës, por në mbrëmje i pengoi era e fortë.
“Deti u trazua, mirëpo kërkimi vazhdoi gjersa ra terri. Të enjten do të jetë mot më i bukur, do të përfshijmë edhe dronët, njoftuam edhe kolegët nga Shqipëria që të përfshihen në kërkim”, shtoi ai.
Zhdukjen e shtetasit të BeH e lajmëruan miqtë e tij.

