Zhduket pak pas nisjes aeroplani me mbi 50 pasagjerë
Një aeroplan me mbi 50 pasagjerë në bord është zhdukur pak pasi u nis nga kryeqyteti indonezian, Xhakarta.
Sipas BBC, përcjell Telegrafi, “Sriwijaya Air Boeing 737” humbi kontaktin gjatë rrugës për në Pontianak në provincën Kalimantan, deklaruan zyrtarët.
Faqja e internetit për gjurmimin e fluturimit Flightrada24.com, tha se avioni kishte humbur më shumë se 3 mijë metra në lartësi në më pak se një minutë.
Autoritetet deklaruan se përpjekjet e kërkimit dhe të shpëtimit ishin në proces.
Sriwijaya Air, një transportues lokal, tha se është ende duke mbledhur informacion në lidhje me fluturimin.


