Zhgënjimi i një të riu nga Gjilani: Nuk na keni lënë rrugë tjetër, pos largimit nga ky vend
Profesoresha e gjuhës shqipe në Zhegër, Zijavere Salihu-Sherifi, thotë se njerëzit të cilët mbajnë pozita të pa merituara në shoqërinë kosovare, janë arsyeja kryesore pse të rinjtë po ikin nga ky vend.
Ajo sjellë si shembull konkret letrën e djalit të saj.
‘Unë si qytetar i këtij vendi i diplomuar në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Shkencave Sportive, niveli Bachelor dhe në proces për të kryer edhe Masterin, përveç që nuk mund të kyçem në arsim, në profesionin tim, më mohohet edhe e drejta për të referuar në futboll, ku sipas mendimit tim, ne që jemi me këtë fakultet (FEFS) duhet të kemi përparësi pasi jemi edhe profesionalisht më të përgatitur.
Por, duke e parë gjendjen në vendin tonë, po ata njerëz që ankohen se pse po largohen të rinjtë, po ata janë dhe do të mbesin shkaktarët kryesorë pse ne duhet të ikim nga ky vend i pa shpresë.
Këtu, çdo ditë e më tëpër, shpresa për punësim është zero. Largimi nga ky vend i pa shpresë, mbetet rruga jonë e vetme.
Fatkeqësisht, edhe ne që kemi mbetur, po bredhim rrugëve, sepse nuk po na lënë rrugë tjetër pos largimit nga ky vend’, përfundon shkrimi i të birit të prefesoreshës.
Realitet ky jo vetëm prekës, por edhe zhgënjyes për rininë kosovare!/Mediafokus.info

