Zhvillime të reja, Biden pranon të takohet me Putinin nëse nuk pushton Ukrainën
Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, ka rënë dakord për një takim me homologun e tij rus Vladimir Putin për sa kohë që Rusia nuk pushton Ukrainën. Kështu thuhet në deklaratën e sekretares së shtypit të Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.
Sipas saj, takimi do të ndodhë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov pritet të të takohen më 24 shkurt.
“Presidenti Biden pranoi në parim një takim me Presidentin Putin pas këtij angazhimi, përsëri, nëse një pushtim nuk ka ndodhur.
Ne jemi gjithmonë gati për diplomaci. Ne jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë pasoja të shpejta dhe të rënda nëse Rusia në vend të kësaj zgjedh luftën. Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë ndaj Ukrainës”, shtoi ajo.

