Zhvillonte veprimtari bixhozi, policia i konfiskon pajisjet në Kamenicë
Në Koretin të Kamenicës Policia e Kosovës ka konfiskuar pajisjet e të dyshuarit, pasi dyshohet për veprimtari bixhozi, raporton Mediafokus.info.
Lajmi u bë i ditur në raporton 24-orësh të Policisë.
“Fsh .Koretin, Kamenicë, 27.02.2021-13:25. Raportohet se pas një informate të pranuar në një kafitari në fshatin Koretin prone e të dyshuarit mashkull kosovar është vërejtur se ishte duke u zhvilluar veprimtari që është e ndaluar në bazë të ligjit (lojëra të fatit si KINO). Njësiti policor në vendin e ngjarjes ka konfiskuar si provë materiale një TV e markës VIVAX, një Llap top DELL, një aparat Printer. Pas intervistimit në konsultim me prokurorin rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raport./Mediafokus.info/
(Foto nga arkivi)

