Zinxhiri i provokimeve mbi inskenime “Alla serbçe”!
Fehmi Ajvazi
Kjo javë që po e lëmë pothuajse, po kalon me rikthimin e provokimeve dhe të inskenimeve serbe në Kosovë. Sonte, mbas gjoja rastit të kidnapimit të një djaloshi para dy ditësh, iu shtua edhe një tjetër në Bernicë të poshtme. Dikush, gjoja i gjuajti fëmijët serbë në strehë të shkollës!
Mediat në Beograd, e postuan lajmnin menjëherë, para mediave shqip, dhe para se policia të arrinte në vendin e ngjarjes. Gazeta KURIR e Beogradit, e njohur për qendrime radikale antishqiptare, e pasqyroi lajmin me një titull bombastik: “Tmerr afër Prishtinës”, madje me një foto ku shihen edhe fëmijët.
S`ka dyshim që ky eshte nje skenarë në zingjirin e incidenteve të përgatitura nga shërbimi sekret BIA në bashkpunim me elementë të saj në Kosovë. Një skenarë i thjeshtë, si i viteve të 90-ta. Por, i rrezikshëm për t’u shitur gjithandej. Dhe, sigurisht, një provokim i situates per tu bere i njëmendet me ndonje skenare me pasoja, si ato të “17 marsit” 2004.
Duhet pasur kujdes, pavaresisht se gjithçka është e përgatitur. Pra, edhe ky rast! Pse ? Sepse, sot është e shtunë dhe nuk mbahet mësim. Sepse, çfarë ishin duke bërë fëmijët natën, mbas ores 10:00 në oborrin e shkollës?
Por, incident mbas incidenti, vjen deri te ndonjë inskenim i vërtetë si rasti “Panda”!
Mediat në Beograd, janë duke i paraqitur rastet e fundit s’i “kërcënim” për serbët në Kosovë, dhe po e propagandojnë edhe në planin e jashtëm rrezikun para të cilit, gjoja ndodhen serbët në Kosovë. Shtypi serbë po përhapë thashetheme se, mund të ketë një “17 mars” në Kosovë!
Pra, situata në vijim, nuk duhet të merret me neglizhencë por, duhet reaguar urgjentisht. Kreministri, ministri i Brendshëm, dhe shefi i AKI-se duhet te terheqin vërejtjen për rrezikun. Po ashtu, urgjentisht duhet ti bëhet me dije Brukselit me raporte te faktizuara për operimin e koordinuar dhe skenarët që Beogradi po përpiqet ti aktivizojë, e po ashtu, edhe Zyret e Quintit në Prishtinë.
Nuk duhet pritur të ndodhemi para aktit të kryer…!

