Zjarr i madh në këtë qytet të Kosovës, policia jep detaje (VIDEO)
Një zjarr i madh ka shpërthyer këtë të shtunë në qytetin e Pejës.
Zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi ka konfirmuar për Paparacin se sot rreth orës 08:50 policia është njoftuar se një depo është përfshirë nga zjarri.
Ai ka thënë se policia në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit, mirëpo zjarri nuk është shuar akoma.
Gashi tha se nuk kanë informacione nëse ka apo jo të lënduar.
Në videot e siguruara nga vërehet tym i madh, në afërsi të rrugës kryesore.

