Zjarr në katin e 5-të, humb jetën një person

Një 57-vjeçar ka humbur jetën pasi kati i 5-të i një pallati në Tiranë u përfshi nga flakët.

Viktima është identifikuar me iniciale R.D. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet, raporton panorama.al

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 05:50 dhe nuk dihen ende shkaqet.

Njoftimi i policisë Tiranë:

Më datë 25.11.2023, rreth orës 02:50, në rrugën “Ferit Xhajko”, ka rënë zjarr në një banesë në katin e 5–të, të një pallati, dhe si pasojë ka ndërruar jetë shtetasi R. D., 57 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.