Zjarr në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, digjet dhoma me pajisje të Teknologjisë Informative
Një zjarr ka përfshirë katin e katërt të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, mëngjesin e sotëm.
Sipas njoftimit të spitalit, pjesëtarët e sigurimit kanë intervenuar menjëherë në shuarjen e zjarrit dhe po ashtu janë njoftuar Policia dhe Zjarrfikësit.

