Zjarrëfikësit futen nga dritarja për ta shpëtuar një të moshuar në Viti
Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë në një banesë në qytetin e Vitisë për të ndihmuar një grua që ndodhej e vetme aty, shkruan PlusTV.
Mësohet se një e moshuar në banesën e saj nuk përgjigjej dhe dera e saj ishte e mbyllur.
Policia dhe ekipet e zjarrfikësve me të marrë informatën shkuan në vendin e ngjarjes, të dielën rreth orës 16:10.
Ndldërhyrja është bërë nga ana e jashtme, përmes dritares, duke përdorë shkallët.
Në banesë, në katin e dytë të objektit, zjarrfikësit e kanë gjetur të shtrirë në dysheme të moshuarën.
Sipas shefit të zjarrfikësve Hetem Jakupi, gruaja ka pasur probleme shëndetësore dhe atë ditë ishte vetëm.
Menjëherë është thirrur autoambulanca dhe e moshuara ka marrë trajtim të duhur mjekësor nga stafi i Qendrës së Mjekësisë Familjare.

