Zjarret dhe Covidi – dy kërcënuesit më të mëdhenj të globit

Bota po përballet me dy rreziqe serioze, zjarret dhe Covid-19, deklaroi presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

”E gjithë bota aktualisht po përballet me këtë sfidë, e cila është edhe si një kërcënim terrorist”, tha Erdogan në një intervistë televizive.

Ai tha se 187 zjarre pyjore kanë shpërthyer vetëm në Turqi në tetë ditët e fundit, prej të cilave 15 ende nuk janë shuar.

”Gjithsej 51 helikopterë dhe 20 aeroplanë janë angazhuar në operacionet për shuarjen e zjarreve”, shtoi presidenti turk.

Sipas shifrave zyrtare, të paktën tetë persona kanë humbur jetën që nga fillimi i zjarreve në jug dhe jugperëndim të Turqisë të mërkurën e kaluar.

Përndryshe, zjarret kanë përfshirë shumë shtete, vende e zona të caktuar në botë, ku po shkatërrohet flora dhe fauna, pasuri këto të domosdoshme në balancat në tokë, që tani për tani është i vetmi planet i jetueshëm.