Zjarrfikësit e Vitisë reagojnë me shpejtësi për të mbyllur rrjedhën në një depozitë gazi

Një interevenim i shpejtë i zjarrfikësve të Vitisë për të ndaluar rrjedhën e gazit nga një depozitë, ka bërë që shmanget ndonjë rrezik tjetër që mund të vinte nga ky rast.

Zjarrfikësit kanë reaguar me shpejtësi dhe në vendngjarje kanë interevenuar në bllokimin e rrjedhës së gazit nga një depozitë në Qendrën Rehabilituese në Kllokot.

Lajmin e ka konfirmuar për Plus TV, shefi i kësaj Njësie në Viti, Hetem Jakupi, i cili ka thënë se ekipi menjëherë ka shkuar në asistim afër një rezervuari dhe personeli i kësaj Qendreje, shumë shpejt e ka bllokuar rrjedhjen e metejme të gasit.

“Me daten 22.07.2021 në ora 22:15 është paraqit një rast në Njësine Profesionale të Zjarrfikjës dhe Shpëtimit në Viti se te Qendra Rehabilituese “Nëna Naile” në Kllokot, një bombole gazi me kapacitet prej 36/m3, me vëllim 36000 l. ka rrjedhje. Ekipa e Zjarrfiksave menjeherë ka shkuar në asistim afer këtij rezervuari dhe personeli i kësaj Qendre shumë shpejt e ba bllokuar rrjedhjen e metejme të gasit”, ka thënë ai.