Zjarri i dogji 200 krerë dele në fermën e shqiptarit
Mëngjesi i sotëm ka qenë fatkeq për fermerin shqiptar, të cilit iu kanë djegur rreth 200 krerë dele.
Më datë 22.01.2021, rreth orës 06:15, në fshatin Viron, Finiq, në një stan ka rënë zjarr dhe si pasojë janë djegur rreth 200 dele si dhe një sasi e konsiderueshme e bazës ushqimore. Nga hetimet paraprake dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht. Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

