Zjarri kaplon stallën, digjen 11 krerë lopë

Një fermeri në Prizren i janë djegur 11 krerë lopë nga zjarri që ka përfshirë stallën e bagëtisë. Vlera e dëmit të shkaktuar nga zjarri, është e lartë.

“Prizren 26.06.2021 – 10:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se është përfshi nga zjarri stalla e lopëve të tij. Si pasoj e zjarrit janë  djegur 11 krerë lopë ndërsa,  dy të tjera janë lënduar nga zjarri. Vlera e përgjithshme e dëmeve të shkaktuara është lartë. Rasti vazhdon nën hetime”, thuhet në njoftim.