Zjarri përfshin pyllin, largohen dy shtëpi

Një zjarr i madh ka shpërthyer në një pyll në Cërrnushë, ku kanë intervenuar edhe FSK e KFOR-i, pos zjarrfikësve.

Banorët e dy shtëpive janë larguar shkaku i rrezikut.

Fsh.Cërrnushë, Mitrovicë 23.07.2022-15:10. Raportohet se në rrethana të panjohura është kapluar nga zjarri një pjesë e pyllit ku zjarri kishte rrezikuar edhe disa shtëpi në fsh. Zasell. Banorët e dy shtëpive janë larguar. Në vend-ngjarje kanë dalë njësitet e zjarrfikësve, FSK-së dhe KFOR-i me helikopter. Zjarri është lokalizuar pjesërisht por vazhdon në përmasa më të vogla. Nuk raportohet për të lënduar.