Zjarri shumë pranë shtëpive, rrezikohet qyteti maqedonas

Derisa shumë vende të Ballkanit janë përfshirë nga temperaturat e larta, edhe një qytet në Maqedoninë Veriore është prekur nga zjarret.

Kochani, qytet në lindje të Maqedonisë Veriore, u rrezikua nga një zjarr masiv që iu afrua shumë shtëpive, pasi po përhapej me shpejtësi në një pyll afër vendbanimit.

Sipas parashikimit të meteorologëve, ky qytet do të vazhdojë të përballet me mot të nxehtë edhe ditëve të ardhshme. Temperatura maksimale pritet të arrijë në 38 gradë.

Me zjarre po përballet edhe Shqipëria, Greqia e Kosova.