Zonat me rrezik të lartë infeksioni në spitale (3)

DNP /MIK Sabedin Sherifi

Spitalet jane plot me mikrobe te cilet jane veçanerisht te rrezikshme per faktin se nuk shihen me sy. Rreziku i cili nuk shihet me sy ka tendence te injorohet, lihet menjane ose harrohet.

Zonat me rrezik te larte

· Pavionet e veshkave dhe te melçise

· Materniteti

· Njesite per handikapatet mendore – kjo konsiderohet pergjithesisht nje zone me rrezik te larte, sepse ka nje perqindje me te larte te mbartesve te virusit midis njerezve me handikap mendor. Ende fare pak spitale per momentin e dine perqindjen e mbartesve midis ketyre pacienteve.

· Pavionet e semundjeve infektive dhe njesite e izolimit (karantina)

· Pavionet e urgjences dhe aksidenteve (traumes), veçanerisht ne brendesi te qytetit.

· Klinikat per personat e droguar.

· Klinikat per semundjet seksualisht te transmetueshme.

Rreziku ndoshta eshte me i madh atje ku semundja eshte e panjohur ose e pazbuluar. Per kete arsye, infermieret duhet te jene te kujdesshme se cilet paciente/kliente mund te jene mbartes te virusit.

Ketu perfshihen:

· Pacientet/klientet me ikter te padiagnostikuar ose semundje te melçise

· Perdoruesit e drogave

· Prostitutat

· Homoseksualet meshkuj

· Njerezit me tatuazhe te shumta

· Njerezit me sindromin Down

· Njerezit qe kane ardhur kohet e fundit nga vendet tropikale ose sub-tropikale

· Hemofiliket dhe pacientet/klientet qe kane marre transfuzion gjaku te pakontrolluar

· Pacientet me semundje te veshkave

Parandalimi i perhapjes

Eshte e rendesishme te kujtohet, megjithate, qe rreziku profesional per te marre virusin e hepatitit B (VHB) nuk mund te percaktohet vetem nga lloji i punes (p.sh. infermiere, mami, mjek, kirurg, laborant) ose vendi i punes (siç eshte salla e operacionit, laboratori, pavioni).

Duhet pasur parasysh detyrat te cilat e ekspozojne punonjesin ne kontakt te drejtperdrejte me gjakun ose lengjet trupore te infektuara. Me fjale te tjera, per te percaktuar rrezikun, punedhenesi duhet te pyese “Çfare ben punonjesi?”.

Vleresimi i rrezikut duhet te kete parasysh menyrat e ndryshme te transmetimit – demtimi me gjilpere te infektuar, ose instrument te mprehte te infektuar i lekures ose membranes mukoze te demtuar apo kafshimet nga njerezit – gjithashtu edhe shpeshtesine e ekspozimit ndaj burimeve te ndotura.

Vleresimi i rrezikut duhet gjithashtu te kete parasysh ndryshimet globale ne raportin midis infeksionit te hepatitit B akut dhe kronik. Prevalenca mund te ndryshoje shume midis popullise qe jeton ne zonat urbane dhe asaj qe jeton ne zonat rurale, veçanerisht brenda shteteve me endemicitet te ulet.

Popullsia qe jeton ne zonat urbane mund te permbaje grupe etnike nga vendet me prevalence te larte te markuesve serologjike (qe gjenden ne gjak).

N.q.s nje grup i tille jeton brenda zones qe mbulon nje spital, do te kete nje kalim te rregullt te pacienteve/klienteve ne spital, potenciali i te cileve per te transmetuar infeksionin e VHB eshte shume here me i larte sesa ai i popullates ne pergjithesi.

Punonjesit e shendetesise jane ne vetvete nje popullate ne levizje dhe mund te punojne ne zona me prevalence te ndryshme te VHB gjate karrieres se tyre.

Menaxhimi i rrezikut

Menaxhimi i rrezikut eshte i bazuar ne nje strategji te gjithanshme per parandalimin, e cila perfshin:

· Standarte vazhdimisht te larte dhe te sigurt te praktikes ne pune

· Adoptimin e paralajmerimeve te pergjithshme

· Perdorimin e pajisjeve mbrojtese personale te pershtatshme

· Vaksinimin aktiv te atyre qe rrezikohen

· Hetimin dhe menaxhimn e incidenteve te ekspozimit

· Rregjistrimin e te dhenave per ndjekjen e mevonshme

Keto programe duhet te paraqiten me edukimin dhe trainimin e duhur, i cili perseritet dhe permiresohet ne intervale te rregullta kohore. Programet e menaxhimit te rrezikut gjithashtu kane nevoje per ngritjen e nje mekanizmi per vleresimin dhe ndjekjen e metejshme.

Koncepti i paralajmerimeve te pergjithshme pranon qe te gjithe pacientet/klientet mund te jene te infektuar me faktore patogjene qe e kane origjinen nga gjaku dhe ve theksin tek rendesia e aplikimit te masave te sigurise se pershtashme per te gjithe pacientet/klientet dhe per lengjet e tyre trupore, pavaresisht nga diagnoza.

Shumica e mbartesve te VHB nuk jane te ndergjegjesuar per gjendjen e tyre, prandaj kjo (gjendja) nuk duhet te pershkruhet vetem neper kartelat klinike. Paralajmerimet e pergjithshme aplikohen gjithashtu per procedurat e dekontaminimit qe pasojne ndotjen e gjakut ose te substancave trupore.

Keto paralajmerime perfshijne teknikat e pergjithshme te barrieres (kufizimit) dhe percaktojne procedurat per eleminimin e mbeturinave te mprehta. Teknikat e barrieres duhet te perdoren gjate kontaktit me membranat mukoze, plaget dhe pajisjet mjeksore qe futen ne trupin e njeriut. Keto teknika mund te jene te drejtperdrejta (perdorimi i veshjes mbrojtese siç jane dorezat) ose ne distance (perdorimi i pajisjeve speciale).

Kontakti me membranat mukoze mund te percaktohet si kontakt i drejtperdrejte fizik i duarve me gojen, organet genitale, rektumin ose mukozat konjuktivale. Kontakti me plaget perfshin kontaktin fizik me djegiet dhe me lezionet e lekures qe nxjerrin eksudat siç eshte ekzema.

Paralajmerimet universale zbatohen per gjakun dhe produktet e gjakut, si dhe per substancat trupore te meposhtme:

· Sperma

· Sekrecionet vaginale

· Likidi cerebro-spinal

· Likidi pleural, perikardial ose peritoneal

· Likidi sinovial

· Likidi amniotik

· Peshtyma gjate procedurave stomatologjike ose kirurgjikale

· Mostrat patologjike te pafiksuara

Paralajmerimet e pergjithshme zbatohen per substancat e meposhtme n.q.s ato jane te ndotura me gjak qe duket me sy te lire:

· Urina

· Fecet

· Te vjellat

· Sekrecionet nga hunda, sputumi

· Djerset, lotet.

Detyra e pare e punonjeseve te rrezikura eshte te sigurojne mbrojtjen e tyre duke perdorur veshje kunder ujit, per te mbuluar çdo demtim te lekures nga te prerat, te gervishturat, apo nga gjendje te tilla si ekzema ne pjeset e ekspozuara te trupit te tyre.

Punonjesit e kujdesit shendetesor, te cilet kane demtime te zgjeruara ne duart ose parakrahet e tyre, duhet te vleresohen me kujdes mbi baza individuale perpara se te marrin pjese ne nje procedure invazive. Te gjithe punonjesit e riskuar duhet te veprojne ne perputhje me politikat e spitalit dhe/ose departamentit mbi perdorimin e veshjeve mbrojtese personale.

Per nje praktike te sigurt ne pune, vlen per t’u theksuar nje parim i rendesishem, ai i menjanimit te materialeve te mprehta sa here qe eshte e mundur (instrumenta mjekesore te cilet mund ta presin lekuren) (10).

Shembuj te tille jane:

· Perdorimi i ngjitesave, leukoplasteve ose steplerave per mbylljen e plageve

· Kryerja e teknikave kirurgjikale endoskopike minimale invazive

· Perdorimi i lazerave

· Zevendesimi i pipetave te qelqit me plastike

· Perdorimi i pipetave automatike dhe analizatoreve per mostrat.

Mjetet e mprehta asnjehere te mos kalohen dore me dore neper sallat e operacionit. Teknikat e mira kirurgjikale kerkojne qe gjilperat te perdoren gjithmone me mbajtese dhe asnjehere me dore, edhe pozicioni i majes se gjilperes asnjehere te mos kontrollohet me prekje me gisht.

Administrimi i injeksioneve, pastrimi i vendit dhe trajtimi i mbeturinave trupore duhet te behet ne perputhje me udhezimet e botuara per praktiken me te mire. Teknika ‘mos prek’ duhet te perdoret sa here qe eshte e mundur, duhet te vishen teshat mbrojtese, pajisjet dhe materialet e perdorura duhet te perpunohen dhe eleminohen ne menyre te sigurt.

Mbeturinat e mprehta duhet te eleminohen ne menyre te sigurt neper ene (kazane) te miratuara me pare dhe gjilperat e perdorura nuk duhet te riperdoren.

Te gjitha mjetet qe jane ndotur me gjak ose me substanca trupore duke perfshire ketu rrobat e ndotura, kazanet dhe dorezat duhet te eleminohen ne kuti (kazane) te pershtatshem (siç jane qeset plastike shume rezistente). Keto mund te digjen me pas ne kremator.

Punonjesit duhet t’i ndjekin keto udhezime si ne spital ashtu edhe ne shtepi. Punedhenesi duhet te beje marreveshjet e duhura per trajtimin dhe eleminimin e mbeturinave klinike ne komunitet.

Pajisjet mjeksore dhe stomatologjike me shume perdorime, te cilat kene qene te ndotura me gjak ose substanca trupore, duhet te dizinfektohen dhe sterilizohen ne perputhje me udhezuesit kombetare.

Perveç kesaj, çdo punim riparues mbi pajisjet duhet te ndermerret vetem pasi nje person kompetent ka konfirmuar se nuk ka asnje rrezik per transmetimin e infeksionit, ose qe punonjesi eshte pajisur me mjetet e duhura mbrojtese.

Ne spital, rrobat e ndotura duhet te vendosen ne nje qese te pershtatshme dhe te etiketuar sipas procedurave lokale. Ne komunitet, veshjet e ndotura me gjak dhe shtresat e shtratit mund te lahen ne nje makine larese te zakonshme me ciklin me te nxehte (perafersisht 800C). Ne rastet kur larja e duarve eshte e paevitueshme, operatori (punonjesi) duhet te veshe doreza gome dhe te perdore uje te nxehte dhe detergjent.

Perdorimi i paralajmerimeve te pergjithshme do te kerkoje disa shpenzime. Politikat e shkruara mbi praktikat e sigurta te punes dhe eleminimin e sakte te mbeturinave klinike, si edhe edukimi qe i shoqeron dhe trainimi i stafit mund te arrihen me nje kosto shtese.

Perdorimi i pajisjeve me nje perdorim, mundet ne disa raste, te jete pjese e nje programi te pergjithshem per te zvogeluar transmetimin e infeksioneve tek pacientet ne spitale. Kjo mund te zvogeloje shpenzimet per riparimin, pastrimin dhe sterilizimin e pajisjeve me shume perdorime.

Vaksinat e sigurta dhe te efektshme kunder hepatitit B jane te vlefshme qe nga viti 1982 dhe u jane rekomanduar punonjesve te sherbimit shendetesor qe ne ate kohe.

Vaksinimi aktiv i ketyre punonjesve me rrezik profesional per infeksion nga hepatiti B eshte nje pjese integrale e rrezikut te strategjise menaxhuese per parandalimin e asaj çfare eshte e njohur tani si semundja profesionale infektive me e rendesishme.

Te dyja si vaksina e nxjerre nga plazma edhe ajo e krijuar nga inxhinieria gjenetike jane te perhapura ne te gjithe boten, por vaksinat e fundit (gjenetiket) jane perdorur ne Evrope. Keto jane shume te efektshme.

Kujtoni qe rreziku kryesor vjen nga kontakti me gjakun ose produktet e gjakut:

1. Tregoni nje kujdes te veçante me gjilperat dhe instrumentat e mprehte;

2. Raportoni çdo aksident, pavaresisht nga madhesia;

3. Mbajini te prerat dhe te gervishturat me veshje kunder ujit;

4. Vishni veshje mbrojtese – perparese, doreza me nje pedorim dhe mesalla – per procedurat e infermierise;

5. Per te pastruar sperkatjet ose derdhjet e gjakut, urines dhe feceve – vishni nje perparese, mesalle plastike dhe doreza. Dizinfektojeni vendin me letra thithese te njomura me solucion 1% hipokloriti (lerini per 30 minuta nese eshte e mundur);

6. Veshjet e ndotura me gjak, materialet me nje perdorim duke perfshire dorezat dhe perpareset, letrat thithese, pambukun, etj. duhet te dergohen per djegie ne kremator – te futura ne dy qese dhe te etiketuara “rrezik per hepatit – per djegie”;

7. Gjithmone lajini duart pas kontaktit me nje pacient.

N.q.s e shponi aksidentalisht veten me nje gjilpere te ndotur, ose jeni kontaminuar nga nje e prere e syve ose gojes, lajeni menjehere zonen e ndotur dhe raportoni incidentin me shkrim tek menaxheri juaj dhe perfaqesuesi i sigurimit ose zyrtari pergjegjes. N.q.s nuk keni qene te imunizuar me pare, duhet t’ju jepet sa me shpejt qe te jete e mundur imunoglobuline e hepatitit B, preferohet brenda 24 oreve te para.