Zonja e Parë e Shqipërisë i bashkohet sfidës “#ProfaChallenge”

Zonja e Parë e Shqipërisë dhe njëherësh kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, i është bashkuar sfidës në shenjë solidarizimi për profesorin nga Vushtrria, Lulzim Paci.

Ajo ka shpërndarë një video në Instagram, aty ku ndiqet nga afro 50 mijë ndjekës, duke vallëzuar teksa valëvit flamuj të vegjël kombëtar.

Nismës për solidarizim me profesorin Paci i janë bashkuar edhe shumë personalitete tjera të njohura shqiptare.