Zonja Osmani e ka dëmtuar Kosovën si askush më parë
Izmi Zeka
Një u.d presidente e cila u bë temë e media ndërkombëtare e cila deklaroi se Kosova është vend i korrupsionit etj., duke harruar se përfaqëson Kosovën e duke dëmtuar imazhin e Kosovës.
Tani, më e pakta që do të duhej të bëhej nga qytetarët dhe shoqëria civile, është kërkimi i dorëheqjes së saj.
Dorëheqje pa asnjë diskutim. Dëmtim i shtetit për interesa personale. Ajo është u.d presidente dhe le t`i bëjë hapat e duhur për të futur në burg hajnat, nëse janë dhe të gjithë ata që kanë rënë ndesh me ligjin.
Kosova. edhe ashtu e dëmtuar në imazh për disa vite, me këtë të fundit i vë kapakun. As armiqët më të mëdhenj nuk e bëjnë këtë.
Nuk luftohet korrupsioni, as kriminaliteti duke dal në tv ndërkombëtare, por duke bërë hapa konret në Kosovë.
Marre kush është në krye të këtij institucioni.
Dorëheqja do të ishte më e pakta që do të duhej bërë zonja Osmani, për dëmin e shkaktuar.
…………………………………
(Autori është ish-zëvendësministër i Brendshëm)

