‘Zoti ju vraftë’, kujt i tha kështu Pali

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk e ka shkarkuar bordin e ZRRE-së.

Mocioni i paraqitur nga LDK-ja mori 3 vota për dhe 6 kundër.

Pas kësaj, deputeti i AAK-së, Pal Lekaj, tha me humor “Zoti ju vraftë”.

Mocioni ishte paraqitur nga grupi parlamentar i LDK-së, me pretendimin se ZRRE-ja nuk e ka marrë parasysh paralajmërimin e tyre për krizë dhe se me vendimin për shtrenjtim të energjisë elektrike, se ka bërë shkelje dhe diskriminim të konsumatorëve.

VV-ja tha se kërkesa për shkarkim të Bordit të ZRRE-së nuk ka bazë ligjore.