Zoti Vuçiq mos rreni!
Agim Rexhepi
Presidenti i Serbisë z. Alekadër Vuçiq ka deklaru se SHBA-të nuk janë duke kërkuar që Serbia të ndal fushatën e çnjohjeve për Kosovën.
Zoti Vuqiç populli ynë e besoj që edhe shum popuj të botës kur një individ cili do pozicion që mbanë kur një deklarat e tyre u duket e pamatur, jo e sinqert për mos me thane e budallakavt thot “rreni për toke e mos rreni për hava”, ngase po të ishte kështu si thuani Ju nuk keni pas nevoj të udhtoni fare në Washington por do të thirrej vetëm Presidenti apo Kryeministri I Republikës së Kosovës dhe do ti bëhej presion direkt vetëm ati.
Vet fakti që edhe Ju jeni thirrë tregon të kundërtën.
Jam i vetëdijshëm që këtë deklarat po e bani për konsum të brendshëm parazgjedhor dhe për të nxit shqetësim tek shqiptarët e Kosovës.
Unë e besoj të gjithë ata që kan pak sens për politikë e dinë që zyrtarët më të lartë të SHBA nga Presidenti Tramp e tutje por edhe vendet e QUINTIT kan kërku nga Kosova hjekjen e taksës dhe nga Serbia ndaljen e ofanzivës për çnjohje.
Megjithat Ju/Serbia keni të drejtë të deklaroni e veproni si të doni ngase përfaqësuesit tanë/Kosovës, nuk kan qenë e nuk jan ende në nivel të detyrave sepse ndaj veprimeve të Serbisë do duhej të vepronte me kundërmasa të fuqishme me Shatël diplomaci.
Kosova duhët urgjentisht të veproj TURBO ndaj veprimeve tuaja shtetërore e Institucionale e jo të jemi në defanziv e të reagojmë vetem me deklarata si kundër masë ndaj veprimit/eve tuaja shtetërore të ulta e të presin veprimet e shteteve aleate(edhe pse veprimet e tyre janë shum të nevojshme).
Të gjithë ata që e kan për obligim zyrtar e shtetëror (aludoj tek të gjithë pa dallime partiake), duhët të ngrihen nga gjumi e të fillojnë të vrapojnë e jo të ecin sepse jeni vonu shumë.
Nëse nuk dini kërkoni këshilla brenda e jashtë Kosovës.

