ZRRE sfidon gjykatën, refuzon t`i pezullojë tarifat
Edhe pse Gjykata Themelore ka vendosur pezullimin e tarifave të reja të energjisë elektrike, Zyra e Rregullatorit të Energjisë ende nuk e ka pezulluar vendimin për shtrenjtimin e rrymës.
ZRRE ka paralajmëruar ankesë në Apel, për të pasur mundësi të vazhdojë aplikimin e shtrenjtimit të energjisë elektrike, ashtu sikur që është bërë prej 9 shkurtit e këndej.
Drejtues të ZRRE-së theksojnë se ankimi i bërë brenda afatit të përcaktuar me ligj pengon që aktgjykimi i gjykatës të bëhet i formës së prerë dhe nuk është i ekzekutueshëm.
KEDS nuk ka dhënë përgjigje as sa i përket mundësisë së kompensimit të qytetarëve të cilët kanë paguar rrymën më shtrenjtë që nga 9 shkurti.
Përndryshe, më 8 shkurt të këtij viti bordi i ZRrE-së kishte marrë vendim që nga 9 shkurti 2022 t’i shtrenjtojë tarifat e energjisë elektrike për konsumatorët shtëpiak që harxhojnë më shumë se 800 kilovat në orë. 12.5 cent për tarifën e lartë dhe 5.9 cent për tarifën e ulët.

